Lajme

Viktima të tjera nga predhat ruse në Ukrainë, shtëpitë në flakë


Emergjencat civile të Ukrainës kanë nxjerrë një njoftim në median sociale Twitter, ku shpjegojnë se natën e 1 marsit, rreth orës 22:16 me atë lokale, janë dëmtuar 10 shtëpi private, tre prej të cilave kanë marrë flakë dhe janë thuajse shkrumbuar, për shkak të bombardimeve ruse.

Sipas njoftimit, dy persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Mirëpo, më shqetësues është fakti se mendohet se ka shumë persona të tjerë nën rrënoja.

Në spitalin e zonës ku është goditur, po ashtu, ka pasur dëmtime të shumta të xhamave dhe dhomave.

Ndërsa agresioni rus po intensifikohet çast pas çasti kundrejt zonave edhe rezidenciale ukrainase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore