Lajme

Vijon të rritet numri i të larguarve nga Ukraina, mbi 1.8 milionë refugjatë


Zëdhënësja e Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM), Safa Msehli, të hënën e 7 marsit ka bërë dije se numri i refugjatëve ukrainas ka shkuar në 1.8 milionë.

1 milion ukrainas kanë mbërritur në Poloni dhe mbi 100 mijë shtetas të vendeve të treta që jetojnë në Ukrainë kanë kaluar kufijtë.

Kjo është dita e 12 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrianës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Mbi 11 mijë ushtraë rusë kanë humbur jetë. Ndërsa 364 civilë ukrainas janë vrarë nga sulmet e vazhdueshme ruse që prej 24 shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore