Situata e zjarreve në Shqipëri paraqitet më e qetë të shtunën e 14 gushtit, ku pjesa më e madhe e vatrave janë izoluar, ndërsa puna vijon për shuarjen e plotë të tyre.
Në vatrën në Malin e Tërbunit, Pukë, është izoluar në masën 70% zjarri. Kjo, pas ndërhyrjes së forcave ajrore dhe tokësore. Problematike është një pikë në Qafën e Kumbullës, ku po punohet për izolimin e flakëve.
Në fshatin Flet të Fushë Arrëzit, ka gjithashtu një vatër aktive. Këtu, zjarri po përparon drejt majës së Shtrazivcës, ku ka një sipërfaqe me pisha, në kufi me fshatin Dardhë.
Era favorizon përhapjen e flakëve në këtë rast. Rreth 30 hektarë shkurre dhe pemë janë përshkruar nga flakët. Situata do të monitorohet gjatë natës, për të mos lejuar kalimin në fshatra.
Në fshatin Patalej të Lezhës, nuk ka rrezik për banesat e fshatit. Për shkak të erës, situata është përkeqësuar dhe ka zgjeruar perimetrin e vatrës. Po ashtu, 30 hektarë bimësi janë përshkruar nga flakët në këtë zonë.
Fshati Thirrë paraqet momentalisht gjendjen më të rënduar, ku janë përshkruar deri tani 200 hektarë. Izolimi i vatrës ende nuk është kryer, pavarësisht punës së 80 forcave tokësore. Rrezik për banesat në këtë zonë nuk ka. Nga nesër, ndërhyrja do të bëhet edhe nga ajri.
Aktive vijon të mbetet edhe vatra në “Majën e Rrunës”. Gjithsesi, ka një përmirësim të situatës në këtë vendodhje. Vatrat janë të vogla dhe të shumta në numër. Helikopteri i Republikës Çeke, është ai i cili vijon punën ajrore në këtë zonë.
Vatra të tjera si ato në Qafë Murrë, Kaçni apo Gllavë, nuk paraqesin rrezik për banesat. Puna vijon për izolimin dhe monitorimin e këtyre vatrave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi