Familja

Victoria dhe David Beckham dhurojnë 1 milion funte për ta ndihmuar Ukrainën


Victoria dhe David Beckham

Çifti i famshëm, David dhe Victoria Beckham kanë premtuar 1 milion funte për të ofruar ndihmë të menjëhershme për popullin e Ukrainës.

Futbollisti i pensionuar, 46 vjeç, bëri një apel urgjent përmes fondit të tij për UNICEF-in për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes për fëmijët e prekur në vendin e shkatërruar nga lufta.

Dhe burime pranë çiftit zbuluan për MailOnline se David dhe Victoria kanë dhuruar 1 milion paund nga paratë e tyre për nismën e bamirësisë.

David dhe Victoria Beckham.

“David dhe Victoria personalisht dhuruan 1 milion funte për apelin e urgjencës të krijuar përmes Fondit 7 të dedikuar të Davidit për UNICEF-in”, tha burimi.

“Ata donin të bënin gjithçka që mundeshin për të ndihmuar UNICEF-in në punën e tyre në terren në Ukrainë”, shtoi ai.

“David ka qenë ambasador i vullnetit të mirë për 17 vjet dhe mbledh miliona në vit për të mbështetur UNICEF-in dhe punën e tyre për fëmijët në mbarë botën.

Rreth situatës në Ukrainë, David ka reaguar edhe përmes Instagramit, ndërsa ka thënë se – “Ashtu si ju, unë kam parë situatën në Ukrainë të shpaloset me tmerr dhe mosbesim”.

David Beckham.

“Nënat detyrohen të ikin me fëmijët e tyre. Familje të copëtuara. Fëmijë të marrë nga shtretërit e tyre për t’u bërë refugjatë brenda natës”, ka thënë David.

“Me familjen time të sigurt rreth meje, ndjeva pafuqinë që të gjithë ndajmë kur përballemi me skena dëshpërimi. Victoria dhe unë kemi bërë një donacion në emër të familjes sonë për të nisur apelin. Ne do të ishim shumë mirënjohës nëse mund të bashkoheni me ne për të ndihmuar UNICEF-in në mbështetjen e këtyre fëmijëve. Ju lutemi jepni atë që mundeni sot”, kishte shtuar ai.

David ka qenë ambasador i UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2005, dhe në vitin 2015 ai lançoi fondin e tij.

Kjo vjen pasi refugjatët e dëshpëruar ukrainas po përballen me një të ftohtë ndëshkues, pasi temperaturat ranë nën zero këtë javë.

Kyiv dhe Kharkiv, dy qytetet më të mëdha të Ukrainës, ku luftimet dhe bombardimet intensive kanë vazhduar ditët e fundit, do të shohin temperaturat më të ulëta gjatë natës rreth -10C këtë javë.

Kiev, Ukrainë.

Shumë civilë në ato qytete janë aktualisht pa ngrohje për shkak të granatimeve të rënda nga trupat ruse.

Ditët e fundit janë shfaqur raporte të shumta për rusët që ankohen për mungesën e pajisjeve, ushqimit dhe strehimit – kushte të cilat duket se do të përkeqësohen edhe më shumë.

Kievi pretendoi të martën se 12 mijë trupa ruse kanë vdekur tani duke luftuar në Ukrainë, ndërsa 300 tanke janë shkatërruar së bashku me më shumë se 1 mijë automjete të blinduara, 48 avionë, 80 helikopterë dhe tre anije.

Moska ka pranuar humbjet, por nuk ka dhënë një përditësim të fundit. Humbjet e Ukrainës nuk dihen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore