Jetesë & Stil

Victoria Beckham e guximshme, me ngjyra të thekshme


Ajo pa dyshim është një nga femrat më të sukseshme në fushën e modës.

Gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut për mënyrën sesi vishet.

Fotot e saj, më poshtë, flasin më shumë se fjalët.

Victoria Beckham, teksa u drejtua në studiot e Good Morning America në Nju Jork të martën, me një veshje të frymëzuar nga Ronald McDonald, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Dizajnerja e modës, 47 vjeçe, mahniti me pantallona të gjera të verdha, të cilat i bashkoi me një bluzë të kuqe.

Victoria e kompletoi pamjen me një çantë jeshile neoni dhe veshi syzet e saj të errëta për të mbrojtur sytë, pavarësisht motit të vrenjtur.

Vetë Beckham madje eksperimentoi me ngjyrat në koleksionet vjeshtë dhe pranverë 2012, megjithëse në tone më të heshtura.

Veshja doli jashtë modës pas disa sezonesh.

Sidoqoftë, ngadalë po kthehet, siç shihet në pistat në Louis Vuitton, Valentino dhe Bottega këtë sezon – dhe Beckham duket se është në favor të lëvizjes.

Treshja e ngjyrave kryesore e bëri atë të dukej sikur kishte dalë nga viti 2011, megjithëse përmasat e hijshme të veshjes ndihmuan në modernizimin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore