Lajme

Vetmia mund të shkurtojë jetën


Një studim i fundit bie në përfundimin se vetmia shkurton jetën. Vitet e fundit është zbuluar se në Amerikë është shtuar numri i njerëzve që jetojnë vetëm.

Shumë njerëz gjejnë frymëzim te ‘vetmia’.

Por studimi i ri zbulon se edhe nëse i pëlqeni të jetoni i vetmuar, kjo nuk është diçka e mirë pasi mund t’ju shkurtojë jetën.

Një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin Brigham Young zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të shkurtojnë jetën e një personi, të krahasueshme me efektet e mbipeshes.

Studime të tjera kanë krahasuar ndikimin në shëndet të vetmisë me pirjen e 15 cigareve në ditë dhe pirjen e tepërt të alkoolit.

“Epidemia aktuale e mbipeshës ishte parashikuar”, shkruajnë autorët në studimin e tyre. “Obeziteti tani merr një mbulim të vazhdueshëm në media, politikat dhe iniciativat e shëndetit publik. Statusi aktual i hulumtimit mbi rreziqet e vetmisë dhe izolimit shoqëror është i ngjashëm me atë të hulumtimit mbi mbipesha tre dekada më parë – megjithëse kërkimet e mëtejshme mbi shkaqet, studiuesit tani njohin nivelin e rrezikut dhe tendencat shoqërore që sugjerojnë për një rrezik edhe më të madh në të ardhmen.”

Tek njerëzit e moshuar, vetmia dhe izolimi shoqëror ishin një tregues më i qartë i vdekshmërisë së hershme.

Studiuesit zbuluan se lidhja midis vetmisë dhe rritjes së rrezikut për vdekje të hershme është në të vërtetë më e madhe për popullatat e reja.

Për studimin, botuar në  revisten “Psikology”, studiuesit analizuan të dhënat nga një sërë studimesh shëndetësore mbi vetminë,dhe  izolimin shoqëror.

Të dhënat llogariten për më shumë se tre milion pjesëmarrës të studimit.

Pas kontrollit për variabla të tillë si statusi socio-ekonomik, mosha, gjinia dhe kushtet shëndetësore para-ekzistuese, ata vunë re se gjasat e rritura të vdekjes ishin 26% për njerëzit që raportuan vetminë, 29 % për ata me izolim social dhe 32 % ata që jetonin vetëm.

Marrë dhe përshtatur nga CNN për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore