Lajme

Veterani i Luftës së Dytë Botërore ndërron jetë gjatë rrugës për në ngjarjen e “D-Day”


Një veteran i marinës amerikane të Luftës së Dytë Botërore, i cili po udhëtonte drejt Francës për 80-vjetorin e “D-Day”, mësohet se ka ndërruar jetë.

Robert Persichitti nga Rochester, New York, u transportua me avion në një spital në Gjermani më 30 maj, pasi pësoi një urgjencë mjekësore në bordin e një anijeje që po shkonte për në Evropë.

Por ai ndërroi jetë të nesërmen, në moshën 102 vjeçare.

I kujtuar si një “njeri i madh, i përulur”, Persichitti ishte i përfshirë në operacionin aleat në Japoni.

Honor Flight – një organizatë veterane të cilës i përkiste Persichitti – ka konfirmuar vdekjen e tij në mediat sociale.

Thuhet se ai “i kishte shërbyer vendit të tij me guxim, pa hezitim”.

Organizata jofitimprurëse ndihmon në transportimin e ish-ushtarakëve amerikanë në memorialet e luftërave përkatëse ku ata luftuan.

102-vjeçari u zgjodh për të marrë pjesë në ngjarjen në Normandi nga Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore në New Orleans, i cili pagoi dhe organizoi udhëtimin.

“Jam shumë i emocionuar që do të shkoj”, ka thënë ai një ditë para se të nisej.

Ai shërbeu në Iwo Jiwa, një ishull japonez që SHBA e pushtoi nga ushtria perandorake e vendit në vitin 1945.

Miku 46-vjeçar i Persichitti-t, William Leone, ka thënë se ai “kishte një dëshirë të vërtetë për të jetuar” dhe do të vizitonte fëmijët në shkollat ​​lokale për të folur me ta për përvojat e tij.

Veterani ka qenë edhe mësues. Në prill, studentët e një shkolle lokale ndihmuan në organizimin e një festimi ditëlindjeje për nder të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore