Sport

Vetëm Broja dhe tre lojtarë të Chelsea-t dërguan falënderime për Potter pas shkarkimit të tij


Vetëm katër lojtarë të Chelsea-t dërguan mesazhe mbështetjeje për Graham Potter pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të skuadrës londineze, në më pak se shtatë muaj pasi u emërua.

Të dielën e kaluar, lojtarët në “Stamford Bridge” mësuan se menaxheri i tyre ishte liruar nga detyra dhe nuk do të ishte më me ta.

Ndoshta lojtarët kurrë nuk u pajtuan Potter-in, gjë që sigurisht u duk kështu, pasi që të rrallë ishin që e përshëndetën trajnerin, qoftë edhe me një postim në rrjetet sociale.

Mes tyre ishte edhe futbollisti i kombëtares kuqezi, Armando Broja, i cili pavarësisht se ishte shumë pak nën urdhrat e Potter, ai postoi një foto të tij në rrjetet sociale me mbishkrimin ‘Faleminderit gaffer’.

Përveç Brojës, largimin e Potter e përshëndetën edhe tre futbollistët e tjerë të Chelsea-t: Ben Chilwell, Marc Cucurella Noni Madueke.

Chilwell ishte i pari që postoi, duke përdorur një foto të tij duke përqafuar Potter-in me mbishkrimin, “Faleminderit gaffer”, së bashku me një zemër blu.

Cucurella, i cili kishte luajtur nën drejtimin e trajnerit te Brighton, por u soll në “Stamford Bridge” nga paraardhësi i tij Thomas Tuchel, postoi një foto të çiftit në stërvitje së bashku me titullin, “Faleminderit dhe fat të mirë në të ardhmen, gaffer”.

Ndërsa Madueke shtoi: “Do të jetë gjithmonë mirënjohës për ju trajner. Gjithë të mirat me të vërtetë!”.

Pa një menaxher, klubi aktualisht drejtohet nga ish-mbrojtësi i Brighton-it, Bruno Saltor, i cili do të  mbetet si trajner i përkohshëm derisa të gjejnë një zëvendësues të përhershëm.

Julian Nagelsmann, Mauricio Pochettino dhe Roberto De Zerbi janë tre emrat më të mundshëm për ta marrë drejtimin e Chelsea-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore