Stil

Veshjet që nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj


Të gjithë i dashurojnë trendet, por asnjë garderobë nuk është kurrë e plotësuar pa esencialet. Janë ato veshjet e thjeshta që i përdorim për të krijuar stilin tonë.

Duke nisur nga bluzat e thjeshta të bardha e deri tek fustanet nuk duhet të mungojnë në garderobën tonë verore.

Nëse doni që këtë verë të dukeni plot stil ne ju tregojmë disa copëza që do t’ju japin një pamje të paharrueshme këtë verë.

T-shirt i bardhë

Bluza e bardhë T-shirt mund të mos jetë më e veçanta, por është më e kombinueshmja. Një stil i thjeshtë që mund të kombinohet me thuajse çdo gjë dhe dukesh bukur njëkohësisht. Kështu, dhe nëse keni veshur pantallona të zeza, një fund me vija ose thjesht xhinse, nuk mund të gaboni nëse i vishni me një T-shirt të bardhë.

Sandalet

Askujt nuk i pëlqejnë këmbët e djersitura, kështuqë hiqni atletet apo këpucët e përhershme dhe zëvëndësojini me sandale këtë verë. Jo vetëm që këmbët tuaja do t’ju falenderojnë për shpëtimin nga nxehtësia, por edhe do t’ju japin një aparencë shumë elegante.

Çanta ku mund të fusni ‘gjithçka’ brenda

Kur vjen vera, çanta që i mban të gjitha nuk duhet të mungojë në asnjë moment. Një çantë e madhe me shumë hapësirë për të mbajtur celularin, portofolin, shishen e ujit, syzet e diellit, kremin mbrojtës dhe gjithë esencialet tuaja me vete.

Xhinset ‘boyfriend’

Nëse xhinset ‘skinny’ janë të domosdoshme në dimër, për verën nevojiten xhinset të stilit ‘boyfriend’. Të rehatshme për përditshmëri dhe të përshtatshme për sezonin, vetëm kini kujdes të zgjidhni ngjyrën blu xhins dhe jo të zezën, pasi do t’ju tërheqë rrezet e diellit.

Xhinset e shkurtra

Nëse dëshironi të ekspozoni këmbët, zgjedhja perfekte janë xhinset e shkurtra. Provoni ti kombinoni me një T-shirt dhe me një palë atlete për një ‘look’ të thjeshtë ditor ose mund ti vishni me çizme të shkurtra për diçka më të veçantë.

Fustan i gjerë

Kur temepraturat janë të larta, veshjet e ngushta janë një makth i vërtetë. Prandaj, nuk ka dyshim përse fustanet e gjerë janë kaq të pëlqyer në stinën e verës. Të gjatë dhe të freskët, me këto fustane mund ta përballoni më së miri të nxehtin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore