Lajme

Vërshimet në Slloveni, Abazoviç: Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë miqve tanë


Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar se Qeveria malazeze i ka ofruar ndihmë Sllovenisë pas reshjeve dhe vërshimeve që ndodhën atje, të cilat shkaktuan dëme të mëdha.

“Ne jemi në kontakt me kolegët e kabinetit të kryeministrit të Sllovenisë [Robert Golob] dhe jemi në dispozicion për të gjithë ndihmën e disponueshme për miqtë tanë”, ka shkruar Abazoviç në Twitter.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit malazez i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, që humbën jetën si pasojë e këtyre fatkeqësive natyrore.

Shirat e paprecedentë që ranë në Slloveni kanë shkaktuar përmbytje të tmerrshme, ndërsa aktualisht situata është e vështirë në shumë qytete të këtij vendi.

Përmbytjet në Slloveni po konsiderohen si më të këqijat dhe më shkatërruese në historinë e vendit.

Uji ka depërtuar nëpër shtëpi, ka rrugë të prishura, madje dhe ura.

Avto v reki Sori

Zjarrfikësit, pjesëtarët e Mbrojtjes Civile sllovene, ushtarë, policë, pra të gjitha institucionet sllovene po tentojnë që të zhbllokojnë rrugën e personave që si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut kanë mbetur të bllokuar, në mesin e tyre ka gra shtatzëna, foshnja, fëmijë e të moshuar.

Si pasojë e këtyre reshjeve, fatkeqësisht kanë humbur jetë tre persona deri më tani, viktima e parë ishte një grua e moshuar në qytetin e Kamnikut, e cila tentoi të largohej nga shtëpia pasi uji u fut brenda, transmeton rrjeti ballkanik i lajmeve “N1”.

Mijëra njerëz u desh që të evakuoheshin në të gjithë vendin, një pjesë e madhe e vendit ka mbetur pa energji elektrike, ujë dhe internet.

Reshjet më të mëdha ishte në veri, veriperëndim dhe në Slloveninë qendrore.

Stuhi e vërshime në Slloveni, tre të vdekur deri më tani

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore