Kosova

Vërshime në Pejë


Komuna e Pejës

Reshjet e dendura të shiut, të hënën, kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit të Pejës.

Nga video të shumta të publikuara në rrjetet sociale rrugët kryesore të qytetit të Pejës janë parë të mbuluara nga uji.

Reshjet intensive kanë shkaktuar edhe rritjen e nivelit të ujit në lumë dhe kanalizimet e qytetit.

Qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një deklarim për “RADIO 1” ka potencuar se situata është në kontroll.

“Deri pas orës 22:00, pra raportet e fundit, të gjitha tregojnë se situata është menaxhuar. Reshjet kanë qenë të dendura, mirëpo të menaxhueshme. Qytetarët i ftojmë për kujdes dhe ne mbetemi në gatishmëri”, deklaroi Muhaxheri.

Ndryshe një ditë më parë nga reshjet e dendura të shiut edhe në Komunën e Prishtinës ka pasur vërshime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore