Vende

Vendet që nuk duhet humbur pa i vizituar


Ilustrim

Jack Kerouac mund ta ketë thënë më së miri në romanin e tij të famshëm On the Road: “Unë isha në gjysmë të rrugës nëpër Amerikë, në vijën ndarëse midis Lindjes së rinisë sime dhe Perëndimit të së ardhmes sime”.

Fjalët e tij shërbejnë si një dëshmi për fuqinë e një udhëtimi në rrugë; sesi procesi i paketimit të një makine dhe drejtimi i distancave të gjata ka aftësinë të na transformojë.

Nuk ka rëndësi destinacioni, por udhëtimi.

Disa nga udhëtimet më të bukura rrugore që duhet të bëni gjatë jetës tuaj, rrugë që janë mahnitëse për bukurinë e tyre natyrore, ashtu siç janë për modelin e tyre arkitektonik.

Kodrat e zeza të Dakotës në Jug, tw Shteteve tw Bashkuara të Amerikës, SHBA mund të mos jenë rruga më e njohur e udhëtimit, por kjo është pjesë e joshjes.

Ky rajon ndërthur historinë me peizazhin, në Parkut Kombëtar Badlands Scenic Byway udhëtarët do të kenë mundësi të udhëtojnë me makina nëpër shkëmbinjtë mahnitës dhe kunjat me shumë ngjyra.

Parkut Kombëtar Badlands Scenic Byway

Guilin në Kinë është e njohur për peizazhin e saj spektakular, ndoshta mund të shihet më së miri një nga disa autostrada që kalojnë brenda dhe përreth lokalitetit.

Guilin në Kinë

Ura e Vasco da Gama e Portugalisë nuk është vetëm një mrekulli arkitektonike, ajo gjithashtu ofron pamje të mrekullueshme të ujërave përreth të lumit Tagus.

E vendosur në Lisbonë, ura shtrihet rreth 56 mijë e 381 metra, dhe është përfunduar në vitin 1998.

Ura e Vasco da Gama e Portugalisë

Rruga Kombëtare 40 është një rrugë spektakolare në Argjentinën perëndimore, që shkon pothuajse tërësisht paralel me malet e Andeve.

Rruga Kombëtare 40, Argjentinë

Afërsisht 123 kilometra e gjatë, e ndërtuar në vitin 1914 dhe prerja midis Bryce Canyon dhe Parkut Kombëtar Capitol Reef është autostrada e 12, Utah.

Autostrada e 12, Utah

Autostrada e ndërtuar mbi lumin Xingshan, Kinë, ishte projektuar për të shmangur dëmtimin e bukurisë natyrore të maleve përreth.

Autostrada mbi lumin Xingshan, Kinë

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, rruga malore Jebel Hafeet, e cila u ndërtua në vitin 1980, ndodhet në periferi të Al Ain.

Kjo rrugë konsiderohet si më e rrezikshmja në botë, si shkak i kthesave shumë të mëdha marramendëse.

Rruga malore Jebel Hafeet, në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ura e Gjirit Hangzhou të Kinës, e cila është 22 kilometra e gjatë (duke u bërë ura e tretë më e gjatë në botë mbi det), ofron pamje mahnitëse të ujit përreth.

Ura e Gjirit Hangzhou në Kinë

Një pyll në Kinën jugperëndimo, ka një rrugë malore Tianmen në Hunan, të Kinës është e njohur për kthesat e saj ekstreme përgjatë rrugës malore.

Rrugë malore Tianmen në Hunan, të Kinës

Col de Turini është ndër kalimet më të larta malore në Alpe. E ndodhur në Francë, është e shtrirë pranë kufijve të Francës, Italisë dhe Monte Karlos.

Col de Turini, në Alpet e Francës

E ndërtuar rreth 9 mijë metra mbi nivelin e detit, Qafa Stelvio në Itali është kalimi malor më i shtruar në Alpet Lindore.

Qafa Stelvio të Italisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore