Vende

Vendet më të ngrohta në Evropë për pushime dimërore


E përditshmja ‘Euronews Travel’,  ka renditur disa nga vendet më të ngroha në Evropë, të cilat të ofrojnë mundësi për udhëtime në muajt nëntor-dhjetor.

Mes tyre është renditur edhe Tirana.

Tiranë, Shqipëri

Tirana është renditur si një ndër vendet më të ngrohta, në Evropë çka e bën ideale për të udhëtuar në dimër.

Një agjenci turistike portugeze ka zbuluar se cilat janë destinacionet më të nxehta për muajt e dimrit.

Sipas saj, vendet e renditura janë perfekte për një pushim të shkurtër madje edhe për Krishtlindje.

Tirana është e famëshme për arkitekturën shumëngjyrëshe, duke përfshirë monumentet nga periudha osmane dhe sovjetike.

Pra, ka shumë arsye për të vizituar atë, përtej klimës së qetë, e cila arrin temperaturat mesatare prej 17 gradë gjatë gjithë nëntorit dhe 15 gradë Celsius në dhjetor.

Plazhi më i mirë pranë saj është ai Durrësit.

Romë, Itali

Roma, si Parisi, është gjithmonë një ide e mirë. Megjithëse priremi ta mendojmë atë si një destinacion shumë urban, duhet më pak se një orë për të arritur në bregdet nga kryeqyteti italian.

Në fakt, temperaturat lokale të detit pritet të jenë më të ngrohta se temperaturat e jashtme, kështu që nëse jeni duke kërkuar për një pushim në qytet dhe një plazh afër, Roma është një opsion i shkëlqyeshëm.

Temperaturat mesatare maksimale të jashtme në nëntor dhe dhjetor janë 15 gradë Celsius.

Plazhi më i mirë afër është ai i Tibidabo.

Athinë, Greqi

Athina ofron gjithashtu nga temperaturat më të ngrohta.

Ndërsa shumica e udhëtarëve do të mendojnë për pamjet historike dhe rrënojat greke kur marrin në konsideratë Athinën, ajo ofron një numër plazhesh publike jashtë qytetit që janë shtesa perfekte për një itinerar për vizitorët.

Qyteti gjithashtu ka ditët më me diell të regjistruara nga pesë kryeqytetet këtu, me 268 ditë me diell në vitin 2020 (që është pothuajse 75 për qind e kohës diell).

Temperaturat mesatare maksimale të jashtme në nëntor dhe dhjetor janë 17 gradë Celsius.

Lisbonë (dhe Cascais), Portugali

Kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona dhe rajoni përreth i Cascais-it, zhyten në diell gjatë gjithë vitit, me temperatura mesatare prej 17 gradë Celsius deri në fund të vitit.

Portugalia është destinacioni i përsosur për njerëzit që kërkojnë të shpëtojnë nga moti i tyre i zymtë.

Cascais është një thesar i fshehur i Portugalisë, me diell, ushqim të shkëlqyer, plazhe të pacenuara dhe një kulturë mbreslënëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore