Film

“Vëllezër të një pende”, koncert-filmi i The Black Crowes


Vëllezërit Robinson të bendit The Black Crowes

Rock grupi i famshëm amerikan “The Black Crowes”, së fundmi ka ardhur me një koncert-film të quajtur “Brothers Of A Feather”, që feston ribashkimin e grupit që kishte ndodhur në vitin 2020, pas ndarjes së tyre në vitin 2015.

Ky “partneritet i vëllerërve të një pende” të grupit gjen kulminacionin e performancave dhe këngëve vibrante të tyre, si “She Talks To Angels”, “Remedy”, “Wiser Time” etj, me perspektiva dhe struktura të reja muzikore dhe lirike.

Këtë koncert-film grupi e ka punuar duke i bashkuar forcat me  plaformën transmetuese live “The Coda Collection”.

Ribashkimi i vëllezërve Robinson vie me plot fuqi nostalgjike, por jo një nostalgji që insiston në iluzione se e shkuara ishte më e mirë se e tashmja, sepse, siç mund të shihet në trailer të film-koncertit, performanca e bendit vie me tone muzikore më të ëmbla e më të fuqishme se asnjëherë.

Ekziston një segment i vogël në mes të këngëve ku Chris Robinson flet me publikun se si ndihet duke interpretuar këngët me Rich-in. Ai i thotë publikut, “Ka qenë vërtet bukur, sepse kjo është më afër mënyrës se si janë shkruar shumica e këtyre këngëve. E kuptoni, vetëm unë dhe Rich-i. ”

Gazeta e famshme “Rolling Stone”, ka siguruar edhe një pjesë të këtij film-koncerti ku dy vëllezërit Robinson luajnë “She Talks To Angels”, me ekuilibrim akustik të pashoq.

Ky film koncert mund të gjindet në “The Coda Collection”, dhe ka nisur që nga 9 korriku.

“The Black Crowes” kishin planifikuar një turne ribashkimi në vitin 2020 përsëri në 2019 me shpresën për të festuar 30 vjetorin e albumit të tyre debutues, “Shake Your Money Maker”. Sidoqoftë, ata u detyruan të planifikojnë turneun e tyre në verën e vitit 2021. Turneu përfshin 39 data dhe është vendosur të fillojë në 20 korrik në Nashville, TN dhe do të përfundojë në 25 Shtator në Bethel, New York.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore