Sport

Vëllai i vogël i Giannis, nënshkruan me Bulls


Chicago Bulls nënshkroi zyrtarisht grekun Kostas Antetokounmpo, vëllai më i vogël i yllit të Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo.

Një lojtar 2.08 centimetrash i lindur në vitin 1997, Kostas Antetokounmpo luajti sezonin e kaluar në basketbollin francez me ASVEL Lyon-Villeurbanne.

Greku nënshkroi një kontratë të dyanshme, kështu që ai do të ndajë kohën e tij mes Bulls dhe G League-s me Windy City Bulls.

Kostas deri më tani ka luajtur për Dallas Mavericks (2018-19) dhe Los Angeles Lakers (2019-2021), me të cilët fitoi kampionatin e NBA në 2020.

Është interesante që Kostas, vëllai i dy herë MVP i NBA-së, Giannis Antetokounmpo, ishte i pari në familjen e tij që fitoi një unazë kampionati (2020).

Vitin tjetër ishte koha e Giannis, duke fituar finalet e Play-Off kundër Phoenix Suns.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore