Shqipëria

Veliaj takon Papa Françeskun, i tregon për ndërtimin e shtatores së Nënë Terezës


Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka njohur Papa Franceskun me lajmin për ndërtimin e shtatores së shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.

Këtë, gjatë një vizite që ai ka zhvilluar në Vatikan.

Papa Françesku është shprehur se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit.

Ai ka treguar po ashtu se ka pasur mbresa të mira nga vizita e pak viteve më parë në Tiranë dhe se e kujton atë moment me shumë mall.

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me Papa Françeskun në Vatikan, me skuadrën e Kryeqytetit të Rinisë – plot kujtime për vizitën e parë apostolike të Pontifex në Tiranë dhe mbresat e një Shqipërie që vrapon në vëllazëri besimesh, pavarësisht së kaluarës së hidhur”.

Kështu ka shkruar Veliaj në mediat e tij sociale për takimin e mbajtur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore