Kosova

Vdiq Sylë Tahirsylaj


Sylë Tahirsylaj

Sylë Tahirsylaj, profesori i njohur kosovar i meteorologjisë, ka ndërruar jetë pasditën e së dieles, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Familja Tahirsylaj nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroise do të njoftojnë publikun e gjerë për detajet e ceremonisë së varrimit.

“Miq, familjarë të dashur, ju njoftojmë që babai ynë, prof. Dr.Sci. Sylë (Ramë) Tahirsylaj papritmas ndërroi jetë para pak çastesh. Për detaje të varrimit ju njoftojmë”, thuhet në njoftimin e familjes Tahirsylaj.

Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, gjithashtu drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore