Kosova

Vdes një person në QKUK –  policia nis hetimet


Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të dielën, në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

“Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK viktima mashkull kosovar, i cili ishte sjellur me probleme shëndetësore”, thuhet në raport.

Aty theksohet se rasti do të hetohet.

“Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar derisa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe IML kanë mbetur që të marr trupin e pajetë. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe i nënshtrohet procedurave hetimore”.

Edhe një person tjetër, ka vdekur në Podujevë, të dielën, si pasojë e një aksidenti.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e godet biçikletën me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, kanë thënë nga PK-ja.

Lidhur me rastin i dyshuari potencohet se është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Deçan, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, të dielën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me një mjetë të prehtë (brisk) viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor viktima është jashtë rrezikut për jetë”, theksohet në raport.

Më tej, njoftohet se njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Përpos kësaj, edhe në Prishtinë kanë ndodhur dy aksidente trafiku të dielën, ku të dy rastet janë duke u hetuar.

Në njërin prej tyre, është lënduar një person, ndërsa tjetrin raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu, për 24 orë është raportuar se kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore