Kosova

Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan


Qendra e Paraburgimit në Gjilan

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ka vdekur një i burgosur.

Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ku kanë njoftuar se i burgosuri me inicialet K.S ka ndërruar jetë rreth orës 24:00, të enjten.

“K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024”, thuhet në njoftim.

Tutje, potencohet se “terapinë e përshkruar në flete lëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike apo organike”.

Sipas njoftimit, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

SHKK dhe DSHB u kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të ndjerit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore