Kosova

Vdes një i burgosur, ishte duke u trajtuar në SHSKUK


Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, kanë njoftuar se këtë të shtune rreth orës 19:00 ka vdekur një i burgosur.

“I njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Aty bëhet me dije se ai ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, “por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndërruar jetë”.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore