Kosova

Vdes një foshnje 7-muajshe në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet


Policia e Kosovës

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajshe është e vdekur.

Lajmin është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të shtunën.

Lidhur me këtë rast, është bërë e ditur se policia ka nisur hetimet.

“Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti në fjalë është nën hetime, derisa nuk dihen detaje të tjera.

Ndërsa, në raport, policia kanë bërë me dije se është arrestuar një person me të meta mendore.

Kjo për shkak se ka tentuar t’i sulmojë disa persona dhe më pas me sëpatë ka dëmtuar derën e një lokali.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore