Sport

Vdes nga Coronavirusi fizioterapisti i kombëtares shqiptare


Një lajm i hidhur, gjatë ditës së hënë ka ardhur për sportin shqiptar, në veçanti futbollin.

Fizoioterapisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylli Mihali, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19. Mihali ishte i shtruar  prej disa ditësh në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, ku dhe kryetari i saj, Armando Duka, shprehi ngushëllimet te familjarët e të ndjerit.

“Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19”, shkroi i pari i FSHF-së.

“Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njohu dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në çdo hap dhe moment të jetës së tij”, shtoi mes tjerash Armando Duka.

Kujtojmë që Mihali shërbeu futbollistëve kuqezi, me një periudhë prej 27 vjetësh.

Ai gjithashtu ishte edhe fizioterapist i klubit të Tiranës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore