Film

Vdes në moshën 67-vjeçare Ray Liotta, ylli i “Goodfellas”


Ray Liotta, aktori legjendar i njohur për performancën e tij përcaktuese të karrierës në klasikun e krimit “Goodfellas”, vdiq në gjumë gjatë xhirimeve të një filmi në Republikën Domenikane. Ai ishte 67 vjeç.

Liotta, i cili gjithashtu luajti në filmin e vlerësuar nga kritikët “Field of Dreams”, ishte duke xhiruar pjesët e filmit më të fundit “Dangerous Waters” në ishull para se të vdiste, konfirmoi përfaqësuesja e tij, Jennifer Craig, për Hollywood Reporter.

Shkaku i vdekjes së tij dhe detaje të tjera nuk janë bërë akoma të ditura.

Liotta në rolin e Henry Hill në filmin “Godfellas”

“Isha shumë i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Ray-t”, tha në një deklaratë për The Post aktori Robert De Niro.

“Ai ishte shumë i ri për të na lënë. U preftë në paqe!”

Liotta u pa për herë të fundit në publik duke mbajtur duart me të fejuarën e tij, Jacy Nittolo, 46 ​​vjeç, më 1 maj përpara se të vdiste papritur.

Të dy u panë me humor të mirë teksa po ecnin në rrugë në Pacific Palisades, ku ai jetonte.

Liotta dhe e fejuara e tij Jacy Nittolo

Nitolo dyshohet se shoqëroi Liotta-n në xhirimet në Republikën Dominikane ndërsa ai po aktronte. Ajo ende nuk ka dhënë komente për vdekjen e tij.

Postimi i fundit i Liotta-s në mediat sociale ishte vetëm dy ditë më vonë, më 3 maj, kur ai postoi në Instagram për projektin e tij të ardhshëm, filmin “Cocaine Bear”, i cili do të shfaqej në kinema në shkurt të vitit 2023.

I njohur për sytë e tij blu të akullt dhe personalitetin e ashpër, aktori i lindur në New Jersey ishte i njohur për rolin e tij në filmin e vitit 1990 të Martin Scorcese, “Goodfellas”, ku ai luajti mafiozin, Henry Hill, së bashku me kolegët e tij Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Ndërkohë, gangsteri kinematografik Liotta ishte një djalë i butë në jetën reale – i cili në fakt nuk kishte marrë kurrë pjesë në ndonjë konflikt fizik.

“Unë nuk shkoj duke u rrahur me njerëz”, tha Liotta për The Post në tetor 2021.

“Unë kurrë nuk kam qenë pjesë e ndonjë sherri. E shmang me çdo kusht.”

Liotta së pari bëri bujë në filmin e drejtuar nga Jonathan Demme “Something Wild”, i cili i dha atij një nominim për Golden Globe në vitin 1987.

Filmi i tij i fundit, “Dangerous Waters”, tregon historinë e një pushimi me lundrim që shkoi keq kur një adoleshente zbulon të kaluarën e errët të të dashurit të ri të mamasë së saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore