
Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në Kamenicë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dhëndri i tij viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë mysafir te ankuesi, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa një 56 vjeçar nga Lipjani, ka vdekur të shtunën.
Lidhur me këtë rast policia kanë konfirmuar se 56-vjeçari vdiq si pasojë e neglizhencës nga ana e mjekëve.
Për këtë ata kanë intervistuar personelin mjekësor dhe dëshmitarët.
“Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili është sjell nga qendra e mjekësisë familjare në Lipjan ka ndërruar jetë. Njësitet e hetuesisë kanë intervistuar dëshmitarët dhe personelin mjekësorë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq një punëtor është rrëzuar dhe ka marrë lëndime derisa po punonte në një banesë kolektive në Prishtinë.
“Viktima është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një banesë kolektive pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, rasti në procedurë hetimore”, është thënë nga Policia e Kosovës.
Policia e ka cilësuar rastin “punime të kundërligjshme”.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!