
Një person pa shenja jetë është gjetur në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Një tjetër person është vet dorëzuar në polici pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”, që ka ndodhur më 20 janar.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” e ndodhur me datën 20 janar 2023, në rrugën ‘Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari rreth orës 21:45, nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar”.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Të mërkurën e 25 janarit, është arrestuar edhe një burrë në Podujevë nën dyshimin se i njëjti kishte dhunuar viktimën grua kosovare.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Podujevë.
“Podujevë 23.01.2023 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.
Ndër të tjera, një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Hysni Rama në qytetin e Pejës, ku për pasojë i lënduar ka mbetur një shtetas i Turqisë.
Siç njofton raportin 24-orësh i Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur pasi personi që po drejtonte makinën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur këmbësorin, i cili ka pësuar lëndime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Irani sinjalizon vendosmërinë për të zbatuar rregullat e hixhab-it
-
Arrestohet një person në Veri: Sulmoi policët dhe dogji vetura