Lajme

Vdekja e Moonbin risjell në vëmendje presionet ndaj artistëve K-pop


Vdekja e yllit të K-pop-it, Moonbin, ka tronditur fansat në mbarë botën.

Çka është vënë në qendër të vëmendjes janë presionet me të cilat përballen këta interpretues.

Anëtari 25-vjeçar i grupit Astro ishte këngëtar, aktor dhe model. Vdekja e tij erdhi në mes të një turneu botëror të dyshes së tij me anëtarin tjetër të Astro, Sanha.

Teksa shkaku i saktë i vdekjes është ende duke u hetuar, policia ka bërë me dije se Moonbin “duket se është vetëvrarë”.

Ngjarja e rëndë është më e fundit në një varg vdekjesh të papritura të të rinjve të famshëm që kanë goditur industrinë e argëtimit të Koresë së Jugut.

Jung Chae-yull, një aktore 26-vjeçare, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në fillim të këtij muaji. Aktorja Yoo Joo-eun vdiq në moshën 27-vjeçare në gusht të vitit të kaluar.

Sulli, ish-anëtare e grupit f(x), vdiq në vitin 2019 në moshën 25-vjeçare pas një beteje të gjatë me bullizmin në internet. Dhe shoqja e saj e ngushtë Goo Hara, gjithashtu një yll i K-pop-it, u gjet e vdekur në shtëpi një muaj më vonë.

Jo të gjitha u pranuan si vetëvrasje. Por humbja e Moonbin ka ripërtërirë kontrollin mbi botën shumë konkurruese të biznesit të shfaqjes koreane.

Moonbin – ylli i K-pop-it dhe anëtar i grupit Astro – ndërron jetë në moshën 25-vjeçare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore