Gjykata Speciale

Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së


Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës.

Kjo do të jetë seanca e fundit ndaj tyre për muajin mars.

Procesi gjyqësor në rastin e katër ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së pritet të nis në ora 10:00.

Për tri ditë radhazi në Speciale ka dëshmuar ish shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes.

Byrnes, në fillim të seancës është pyetur lidhur me bisedat që kishte pasur vitin e kaluar me një nga prokurorët e Speciales.

Emmerson, i parashtroi pyetje atij nëse ishte deklaruar lidhur me aktivitetet e jashtme të zbulimit të inteligjencës së Kadri Veselit, kur ishte pyetur nga Specialja, por ai tha se nuk e kishte kuptuar mirë pyetjen.

Ai po ashtu ka thënë se s’ka parë kurrë prova që që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i përfshirë në ndonjë krim.

“Më lejoni të jem i qartë, ne kurrë nuk kemi parë prova që Shtabi i Përgjithshëm, Thaçi, Veseli, Ramë Buja, Xhavit Haliti e të tjerë kanë qenë të përfshirë apo kanë urdhëruar rrëmbime apo ndonjë krim që ka ndodhur në terren”, ka thënë ai.

Byrnes, u pyet edhe për numrin e zonave dhe përpjekjeve për të ulur numrin e këtyre zonave.

Ndërsa, është pyetur edhe për Halil Bicaj dhe marrëveshjen që ishte nënshkruar me disa pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri, por që dëshmitari tha se “nuk e mban në mend Halil Bicajn”.

Byrnes: S’kam parë kurrë prova që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i përfshirë në ndonjë krim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore