Lajme

Varka që transportonte emigrantë nga Libani fundoset në Siri, 34 të vdekur


Një varkë që transportonte emigrantë nga Libani u përmbys në brigjet e Sirisë  duke lënë të paktën 34 të vdekur.

Televizioni shtetëror i Sirisë citoi Ministrinë e Shëndetësisë të thoshte se të paktën 34 persona vdiqën në incident dhe 20 të mbijetuar po trajtohen në spitalin Al-Basel në qytetin bregdetar të Tartus.

Shumica e emigrantëve janë libanezë dhe sirianë, dhe disa pa dokumente identifikimi.

Media shtetërore citoi një të mbijetuar të thoshte se anija mbante mbi 150 persona, gjë që do të linte mbi 100 emigrantë ende të zhdukur në det.

Guvernatori i Tartusit, Abdulhalim Khalil thuhet se ka vizituar 20 të mbijetuarit në spital.

Të mbijetuarit thanë se ata lundruan nga qyteti bregdetar libanez i Minyeh disa ditë më parë, me sa duket duke synuar të arrinin në Evropë.

Ai tha se varka po transportonte njerëz të kombësive të ndryshme.

Mijëra libanezë, sirianë dhe palestinezë janë larguar nga Libani me anije gjatë muajve të fundit duke kërkuar mundësi më të mira në Evropë.

Ushtria libaneze tha të mërkurën se kishte shpëtuar 55 persona në bordin e një varke që nuk funksiononte në ujërat territoriale të vendit që ajo e tërhoqi përsëri në breg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore