Sport

Valverde, një nga opsionet kryesore për të zëvendësuar Solskajer-in


Manchester United ka nevojë për një trajner të ri pas ndarjes me Ole Gunnar Solskjaer dhe gjigantët e Premier League kanë kontaktuar ish-trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde-n.

Michael Carrick ka marrë rolin e menaxherit kujdestar dhe ka fituar 2-0 përballë Villarreal-it të martën, që i siguroi atyre kualifikimin e mëtutjeshëm në Ligën e Kampionëve.

Sipas BBC dhe Guardian, Valverde është kontaktuar nga klubi. Të dy mediat kanë raportuar se Valverde do të vinte për të parë gjërat deri në fund të sezonit, si një trajner i përkohshëm.

Objektivi i parë i United është trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, edhe pse së fundmi ai ka deklaruar lumturinë dhe përkushtimin e tij për punën që ka në dorë në Parc des Princes, kështu që nuk ka gjasa që ai të mund të largohet nga klubi në mes të këtij sezoni.

Megjithatë, ka pasur raporte se Pochettino mund të lejohet të largohet për në Old Trafford me Zinedine Zidane që do të vijë për ta zëvendësuar atë në Paris.

Ernesto Valverde ka mbetur pa punë që kur u largua nga Barcelona më 11 janar në vitin 2020. Më pas, ai kishte katalanasit në krye të tabelës së La Liga-s, por ata do të vazhdonin ta humbnin atë kryesim pasi Real Madridi përfundoi sezonin si kampion.

“Është e mundur”, tha Valverde së fundmi për një rikthim në stërvitje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore