Shqipëria

Valteri-Metës: Do ballafaqohesh me atë që ke mbjellë këto 30 vite


Ish-deputeti shqiptar Halit Valteri paralajmëroi ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta se “do ballafaqohet me atë çfarë ka mbjellur këto 30 vite”.

Lajmi u bë i ditur nga Valteri, duke cituar reagimin e tij në median sociale “Facebook”.

“I dashur Like, fajin mos u mundo ta gjesh tek unë, se ashtu si unë ka dhjetëra të tjerë të cilët rastin tënd ja kanë besuar drejtësisë. Deri me sot nuk je njohur, se manteli i pushtetit të ka ruajtur por shtatori po vjen dhe të paktën nje herë në jetë do të ballafaqohesh me atë çka ke mbjellë këto 30 vite”, u shpreh fillimisht ish-deputeti.

Valteri reagoi pas akuzave të kreu të Partisë së Lirisë për lidhje me “Vienën dhe Inceneratorët”.

Ai shtoi se as nuk ka bërë dhe as do bëjë kurrë diçka që nuk e mendon dhe që nuk është e drejtë.

Sipas tij, denoncimi erdhi si pasojë e “gjithë atyre pasthirrmave nga populli i thjeshtë”.

Këta të fundit, akuzon Valteri, janë zhvatur për më shumë se 30 vjet nga Meta.

Kjo, duke mos lëshuar karrigen e politikanit për asnjë ditë të vetme.

Ai shkruan se ish kreu i shtetit “ia ka hedhur paq falë vendimeve të gjykatave të manipuluara, falë kapjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet rryshfetit dhe herë pas herë nëpërmjet shantazheve, si akuza ndaj kreut të SPAK-ut”.

Mes akuzash, Valteri ka dhe një këshillë në statusin e tij për Metën.

“I dashur Like, të këshilloj të marrësh masat e të bësh të paktën një herë diçka të mirë për popullin shqiptar, ato paratë që të kane dalë tepër nga 7% e nga gjitha % e tjera, jam i sigurtë që janë aq shumë sa mund të mbajnë gjithë shqiptarët 1 vit me rroga, e madje te majme”, shkruan ish-deputeti.

Në përmbyllje, ai i kujton ish-presidentit që, sipas tij, është “i zënë mat nga përtej Adriatikut”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore