Stil

Vallëzuesi i regjur Dritan Abazoviç, bëhet viral në Tik Tok


Dritan Abazovic

Dritan Abazoviç, kryeministër në detyrë në Malin e Zi, është bërë viral në rrjetin social Tik Tok dhe platforma tjera, pasi është xhiruar duke vallëzuar në dasmën e kryetarit të partisë “Mali i Zi Demokratik”, Aleksa Beçiç.

Dritan Abazoviç shfaqet duke vallëzuar me një grua, me të cilën mediat në Mal të Zi, shkruajnë se është parë në pozita jo të pëlqyeshme për një kryeministër.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Abazoviç shfaqet në elementin e tij të valltarit.

 

Pak javë më parë një video e ngjashme u publikua po në rrjetet sociale ku Abazoviç sërish shfaqej duke hedhur hapin melodik.

Përshkrimet për videon dhe komentet kanë qenë shumë pozitive megjithatë.

“Kryeministri më i lezetshëm i dashur nga të gjithë, nga 8 vjeçar deri në 88”, është shkruar në një video.

@dritanovamala

Dritan dominira #dritan #crnagora🇲🇪 #montenegro #fyp #tiktok #viral #music #zabava #muzika #dritanabazović #dritanabazovic #svadba

♬ original sound – Dritanova mala 🇲🇪

Abazoviç është treguar kryeministër pa kompleksë dhe shumë i përfshirë në ngjarje festive.

Ai sa shihet në një ndej me këngë popullore në një vend, më vonë e gjeni në ndonjë diskotekë me muzikë tekno dhe më pas fotografohet duke falur festën e Bajramit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore