Lajme

Ushtari i UÇK-së ishte i nëpërkëmbur si asnjëherë më parë gjatë vitit 2023, thotë Molliqaj


Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, ka potencuar de Dita e Veteranit këtë vit ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e gjen më të nëpërkëmbur s asnjëherë më parë.

“Beteja e tyre po vazhdon akoma, jo me luftë klasike, por betejë për ta mbrojtur luftën e tyre të drejtë”, ka shkruar fillimisht Molliqaj.

Sipas tij urimit të Ditës së Veteranit të UÇK-së duhet t’i shtohet kërkesa për rezistencë ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale në Hagë dhe dëshirës, sipas tij, të disave në Prishtinë që UÇK-ja të dënohet.

“Urime dita e veteranit!”.

Ndryshe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një prononcim të shkurtë për media pas vizitës që u bëri përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta për nder të Ditës së Veteranit, potencoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjen gjithmonë arsye për të nëpërkëmbur, poshtëruar e fyer vlerat e UÇK-së, Ushtrinë e Policinë e Kosovës.

“Liria jonë nuk do të jetë asnjëherë i sigurt nëse ne nuk i ndërrojmë nuk i respektojmë si duhet vlerat e lirisë. Për fat të keq kemi mbërritur në një kohë ku kryetari i qeverisë së Kosovës është më i dashur me vlerat e të tjerëve sesa me vlerat e veta”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore