Gatimi

Ushqimet që luftojnë aneminë


Anemia është një problem shëndetësor për shumë njerëz. Ajo ndodh kur trupi jonë nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.

Kjo gjendje shkaktohet kryesisht nga humbja e gjakut, shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut ose paaftësia e trupit tonë për të krijuar mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.

Një dietë që është e pasur me hekur dhe vitamina B është e rëndësishme nëse vuani nga anemia.

 

Ja disa ushqime që ju ndihmojnë në kurimin e anemisë.

Mishi i kuq

Mish i kuq i viçit apo derrit, përmbajnë sasi të msdhe hekuri, i cili ndihmon trupin që të luftojë kundër pandemisë. Mëlçia është organi më i pasur në hekur dhe vitamina B.

 

Bimët bishtajore, fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.

Drithërat integrale

Buka e prodhuar me drithë integrale është lloj hekuri që i duhet trupit në rast mungese të hekurit. Por me gjithë përmbajtjen e lartë në hekur, edhe drithërat përmbajnë acid fitik. Prandaj këshillohet që bukën ta prodhoni vetë ose ta blini në një furrë ku buka prodhohet pasi është bërë fermentimi i brumit.

Veza

Veza është e pasur në lëndë ushqimore.Vezët ndihmojnë edhe për forcimin e kockave dhe ndërtimin e kyçeve.

Rrepa e kuqe

Rrepa e kuqe e gatuar ose në formë sallate është ndër mënyrat më të mira për të luftuar aneminë. Ajo pastron gjakun dhe sa sasi të mirë hekuri. Përbërësit e saj ndihmojnë të përmirësohen dhe riaktivizohen qelizat e kuqe të gjakut. Ngjyra e kuqe e errët e rrepës së kuqe është edhe për shkak të përmbajtjes së lartë në hekur.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore