Lajme

Ura më e re evropiane që bashkon (dhe ndan) Ballkanin


Ndërtimi i një ure aty ku takohen kufijtë ndërkombëtarë, është më shumë se thjesht një projekt inxhinierik. Është një çështje me pasoja gjeopolitike.

Kështu e nis artikullin e tij portali multimedial “Big Think”.

Kemi shembullin e Urës Øresund, që lidh Danimarkën me Suedinë që nga viti 2000.

Ajo shkaktoi një bashkim transkombëtar.

Ose paramendoni urën Kazungula, e inauguruar në maj të vitit të kaluar.

Ajo u ndërtua në lumin Zambezi, ku katër vende afrikano-jugore pothuajse preken.

Struktura prej 259 milionë dollarësh ka potencialin për të transformuar një lumë me katër drejtime në një korridor mundësish.

Shembulli më i fundit është Ura e Peljeshaçit, e cila u hap me ceremoni në fund të muajit korrik.

Ndryshe nga shembujt e lartpërmendur, kjo urë u ndërtua për të ndarë më mirë dy vende sesa për t’i bashkuar ato.

Ai anashkalon kufirin e Bosnjë-Hercegovinës në Adriatik dhe lidh dy pjesë jo të afërta të Kroacisë.

Duke vepruar kështu, lidhja prej 2.4 kilometrash po rikonfiguron peizazhin, fizik dhe politik, të Ballkanit Perëndimor.

Kjo, përpara aderimit të Kroacisë në Zonën Shengen.

Ura e ndërtuar nga Kina e financuar nga BE-ja është shenja më e fundit, më e dukshme e interesit të Brukselit dhe Pekinit në rajon.

BE-ja e financoi projektin në shumën prej 357 milionë eurosh (nga një kosto totale prej 526 milionë euro).

Nga investimi i saj më i madh ndonjëherë në infrastrukturë në Kroaci, BE-ja fiton një shtet anëtar më të lidhur, me mundësi të rritura ekonomike, veçanërisht për turizmin.

“China Road and Bridge Corporation” fitoi tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e urës me gjashtë shtylla dhe me kabllo.

Kritikët kanë frikë se Pekini po kërkon ndikim përmes infrastrukturës.

Ura shkurton kohën e udhëtimit me 37 minuta, por kjo vështirë se justifikon një investim kaq masiv.

Vlera e tij aktuale e nxjerr Bosnjën jashtë ekuacionit të trafikut.

Një pasojë e çuditshme e formës së pazakontë të Kroacisë në hartë është fakti se qendra e saj gjeografike shtrihet jashtë saj.

Pra, për të qenë të saktë, afër fshatit Driniç në Petrovaç, një nga komunat më pak të populluara të Republikës Srpska, gjysma serbe e Bosnjës.

Vija bregdetare prej 20 kilometrash e një qyteti në Adriatik përbën aksesin e vetëm të Bosnjë-Hercegovinës në detin e hapur.

Pa llogaritur varësitë dhe mikroshtetet, kjo e bën bregdetin e Bosnjës më të shkurtër se çdo vend në botë.

Kjo anomali ka ekzistuar që nga Traktati i Karlowitz-it (1699), në të cilin Republika e Raguzës i dha Neum-it (qytetit në fjalë) Perandorisë Osmane.

Kjo ishte për të parandaluar një pushtim tokësor të Raguzës nga fqinji dhe rivali i saj, Republika e Venedikut.

Që nga shpërbërja e Jugosllavisë, Neum-i e ndan Kroacinë e pavarur më dysh, duke ndarë pjesën më të madhe të vendit nga Dalmacia Jugore, e cila përfshin gadishullin e Peljeshaçit dhe, pak më në jug, qytetin mesjetar të rrethuar me mure të Dubrovnik-ut.

Rruga evropiane E65 lidh Dubrovnikun me pjesën tjetër të Kroacisë mbi tokë, por ajo rrugë kalon përmes Neum-it, që do të thotë jo një por dy kalime kufitare ndërkombëtare në hapësirën prej vetëm disa kilometrash.

Kroacia dhe Bosnja kishin arritur një marrëveshje për të minimizuar vonesat në vendkalime, por kjo doli u anashkalua kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2013.

Krejt papritur, të dy kalimet Neum u bënë kufij të jashtëm të BE-së, që nënkuptonte kontrolle të detyrueshme dhe të gjata linjash.

Kjo situatë do të përkeqësohej vetëm kur Kroacia t’i bashkohet Zonës Shengen, një zonë e përbërë nga 26 vende evropiane që kanë hequr kontrollet e pasaportave në kufijtë e tyre.

Kroacia ka të ngjarë të anëtarësohet në vitin 2023.

Ndërsa kjo do të thotë që nuk do të ketë më kontrolle në kufijtë me vendet e Shengenit, do të thotë edhe më të rrepta në kufijtë me vendet jashtë Shengenit.

Dhe, si rrjedhim, linja edhe më të gjata në Neum.

Ura e Peljeshaçit është një mënyrë e shtrenjtë për të shmangur të gjitha këto dhe ka të ngjarë të përshpejtojë hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen.

Boshnjakët, siç parashikohej, nuk janë të kënaqur me urën.

Kjo jo vetëm sepse anashkalon Neum-in, duke e privuar atë nga trafiku dhe tregtia, por edhe sepse kishin frikë se kjo do t’i ndërpriste Bosnjës aksesin e vetëm në det.

Për të trajtuar këtë shqetësim, Kroacia ra dakord të rrisë lartësinë e urës nga 44 metra në 55 metra, gjë që do të lejojë anijet me tonazh të lartë të lundrojnë në Neum.

Sipas portalit “Big Think”, mund të rezultojë se Ura e Peljeshaçit është përgjigja e pyetjes së gabuar.

Në vend të, “Si ta shmangim Bosnjën?” ndoshta duhet të ishte, “Si ta përfshijmë Bosnjën?”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore