Ura Ibrit, ish-kryeinspektori i AKI-së: S’e besoj që Kurti do vendos për konfrontim mes Policisë dhe KFOR-it
“Nuk besoj kurrë që Kryeministri Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it”, ka thënë Burim Ramadani.
Këto komente, ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që, përkundër qëndrimeve të prera kundër hapjes së urës mbi lumin Ibër të QUNIT-it, qeveria ka theksuar se ata janë për hapjen e saj.
Por, për Ramadanin, kreu i ekzekutivit “më përpara e pranon dështimin, sesa konfrontimin!”.
“Çfarë dështimi? – Ai po dështon ta bind NATO-n që Ura të hapet. Ai po dështon që t’ia mbajë gojën mbyllur partizanëve të vet të padijshëm dhe eksperimental në Qeveri, parti e institucione tjera, të cilët kushtimisht kapën daullet për të na dhënë lajmin që ‘Ura po hapet pa dilema fare!’”, shkroi Ramadani.
Sipas tij, Kurti po dështon që të bëjë dallimin midis qëndrimeve diplomatike të shteteve partnere në raporte bilatarale; dhe udhëzimeve ushtarake të NATO-s për KFOR-in në çështje që ata i vlerësojnë me ndikim ne siguri dhe ambient paqësor.
Qëndrimet diplomatike bilaterale, ish-kryeinspektori i AKI-së thotë se ndryshojnë në çështje, “por me NATO-n nuk ka shaka!”.
“Ai po dështon që të përmbyllë këtë mandat qeverisës me një fazë relaksimi raportesh me prezencën ndërkombëtare. Ai po dështon që ta arrijë aktin simbolik të vendosjes së kontrollit në veri, pra hapjen të Urës kryesore, dhe kështu po e rikthen pamjen që normalizimi në veri qenka më larg sesa optimistët e shpjegojnë!”.
“Ai po dështon të kuptojë që diplomacia kërkon njerëz profesionistë, angazhime afat-gjate dhe targetim të saktë për ‘outreach’ në adresat kryesore të vendimmarrjes! Ai po dështon të zbatojë besimin që ‘farefisi janë për dasma’ e ‘profesionistët janë për institucione’. Prandaj, bashkë me ‘faresif’ po dështojnë diplomacinë dhe komunikimin”.
Përveç këtyre, për Ramadanin, Kurti po dështon të kuptojë se “daullet që partizanët e vet po i rrahin këto muaj, realisht po nxisin pamje jo të drejtë të popullit të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë ndaj NATO-s”.
“Ai po dështon të kuptojë që rritja e pritjeve për hapjen e Urës (me apo pa KFOR-in) është rritje e zhgënjimit të popullit të Kosovës edhe ndaj Qeverisë, jo vetëm ndaj NATO-s. Ai po dështon të kuptojë që siguria kombëtare është e ndërlidhur ngushtë me përdorimin e aleancave si instrument shtesë burimeve vetanake. Kështu, aleancat realisht do të ktheheshin në instrumente që shërbejnë në sigurinë kombëtare, jo vetëm që ndikojnë në të nga jashtë!”.
Prandaj, sipas tij, “pavarësisht se dështimet mund të jenë vërtetë të thella, unë prapë nuk do të besoja kurrë që shkon deri në konfrontim!”
“Kryeministri Kurti në fund të mandatit të tij e pranon dështimin, por jo konfrontimin me NATO-n!”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi