Sport

United të “çmendur” për Pau Torres-in


Edhe pse Villarreal-i janë të vendosur që të mbajnë mbrojtësin spanjoll, Pau Torres, gjigantët anglez Manchester United janë të “çmendur” për shërbimet e tij.

Torres u formua në akademitë e Villareal-it, dhe tani është një ndër futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës.

Pau Torres u rikthye te Villarreal-i në vitin 2019 pas një huazimi një vjeçar te Malaga.

Bashkë me performancat e tij, është rritur edhe interesimi nga skuadrat e mëdha.

Manchester United janë shumë të interesuar për 24-vjeçarin, me skuadra si Bayern-i dhe Real Madrid-i që kanë shfaqur interes poashtu.

Më parë ka pasur kontakte mes klubeve, dhe tani, e përditshmja spanjolle AS qartëson gjithë situatën.

AS raporton që interesi i United-it është aq real, sa që klubi nga Premier League ka arritur në atë pikë ku janë të “çmendur” pas futbollistit.

Por, aq sa anglezët janë të çmendur ta sjellin në “Old Trafford” po aq të çmendur janë Villarreak që ta mbajnë në “La Ceramica”.

Villarreal kërkon 50 milionë euro për futbollistin, në rast se e shohin të pamundur që ta mbajnë Torres-in.

United-i po kërkon me ngulm një qëndermbrojtës, dhe Pau Torres është i pari në listën e djajve të kuq.

Vetë Torres ka shfaqur interes që të luaj në Premier League, por, deri më tani, nuk ka pasur asnjë kontakt nga lojtari me ndonjë klub tjetër.

Në rast se pista Torres dështon, United ka në mendje edhe tre emra tjerë.

Ata janë: Ibrahima Konate i Leipzig-ut, Jules Kounde i Sevilla-s dhe Raphael Varane i Real Madrid-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore