Sport

United pranë marrëveshjes personale me Varane


Gazeta e përditeshme rajnonale “Manchester Evening News” (MEN) ka raportuar ditën e hënë se Manchester United-i është pranë gjetjes së gjuhës së përbashkët me mbrojtësin e Real Madrid-it, Raphael Varane-n, për transferimin në Angli të këtij të fundit.

Burimet i kanë thënë MEN se United-i është drejt finalizimit të kërkesave të 28-vjeçarit dhe shpresojnë se brenda javës së ardhshme do të mbyllet marrëveshja.

Varane nuk po rinovon me Real-in dhe kërkon të ndryshojë ambient. Ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe nëse nuk rinovon së shpejti, atëherë Real-i e ka bërë të qartë që do e nxjerrë në merkato, përpara se të filloj sezoni i ri futbollisitik.

United-i ka tentuar edhe më herët për ta nënshkruar Varane-n, por negociatat janë zvarritur, ndërsa tani mendohet se është koha e duhur.

Real Madrid-i kërkon rreth 80 milionë euro për francezin, por duke qenë se ai hynë në vitin e fundit të kontratës, klubi i bardhë mund ta largojë për një çmim shumë herë më të ulët.

Sipas MEN, United-i po përgatit një ofertë deri në 50 milionë euro për atë që shihet si partneri i ardhshëm i Harry Maguire-t në qendrën e mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore