Sport

United interesohet për sulmuesin e Bayern Munich


Manchester United është interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Bayern Munich, Eric Maxim Choupo-Moting, thotë gazeta gjermane Bild.

Choupo-Moting, 33 vjeç, është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayern Munich dhe ka 10 gola nga 14 paraqitje këtë sezon.

Ndërkombëtari i Kamerunit, i cili luajti në Premier League me Stoke në sezonin 2017-18, ka rënë në sy të trajnerit të United, Erik ten Hag.

Një transferim i mundshëm i lirë mund të jetë në plan në janar për të rritur forcën sulmuese të United pasi ai është në dispozicion si agjent i lirë gjatë verës.

Choupo-Moting ka zëvendësuar mjaft mirë Lewandowski-n, i cili ishte sulmuesi kryesorë i bavarezëve.

Kujtojmë se United, me shumë ngulm po kërkon një sulmues, pasi Ronaldo planifikohet të largohet nga klubi në janar ose në fund të sezonit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore