Sport

United-i ka gati oferten për Kounde-n


Manchester United-i është në kërkim të partnerit ideal të Harry Maguire-s dhe emri më i ri është ai i Jules Kounde-s. Qendërmbrojtësit francez që luan te Sevilla, me te cilët është nën kontratë deri ne 2024.

Manchester City verën e kaluar bëri një ofert për lojtarin, që kapte shifrën e 55 milionë eurove, por që u refuzua nga spanjollët e Sevilla-s.

Këtë herë janë rivalët e City-t që kërkojnë të bëjnë të tyre lojtarin. Rreth 70 milionë euro, besohet se është oferta e United-it, për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit, raporton spanjollja Marca.

Në sezonin aktual qendërmbrojtësi ka 27 paraqitje, në të gjitha kompeticionet, nga ku ka shënuar edhe dy gola. I vetmi që e ka ndalur, për të mos luajtur, këtë sezon ka qenë Covid-19, në tre ndeshje.

Ish-lojtari i Bordeaux-it është dhe pjesë e Kombëtares franceze U21. Katër paraqitje dhe një gol me U21.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore