Sport

United dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për transferimin e De Jong


“Telenovelës” Frenkie De Jong, si duket i ka ardhur fundi. Dëshira kryesore e Manchester United për këtë afat kalimtar veror, duket drejt realizimit.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, dyja klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit holandez gjatë kësaj vere.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton se shuma e transferimit do të jetë 75 milionë euro, plus 10 të tjera në formë të bonuseve.

Megjithatë, për ta kompletuar këtë lëvizje, drejtuesit e “djajve të kuq” duhet ta bindin edhe mesfushorin 25-vjeçar, pasi që ende nuk kanë arritur akord me të.

Kujtojmë që De Jong është pjesë e Barcelonës që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Ajax-i për shumën e 86 milionë eurove.

Ai në total ka bërë 97 ndeshje me fanellën klubit spanjoll, prej të cilave ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore