Përballje

Union Berlin përmbys rezultatin përballë Leipzig, Leverkusen fiton bindshëm


Ndeshjet në Bundesligë ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Gjithçka filloi mirë për Hoffenheim, të cilët morën epërsinë të parët në minutën e 12-të, pasi Obite Evan N’Dicka i Frankfurt shënoi në portën e gabuar.

Në minutën e 32-të ishte përsëri N’Dicka i cili shënoi, por këtë herë në portën e duhur për të barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 66-të, Daichi Kamada shënoi për t’i dhënë epërsinë Frankfurt-it.

Për rezultatin përfundimtar, dhe për golin e barazimit u përkujdes Georginio Rutter, i cili shënoi në minutën e 78-të.

Në anën tjetër, ndeshja mes RB Leipzig dhe Union Berlin ka përfunduar po ashtu me rezultat të barabartë 1:2.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Union Berlin, dhe ata arritën të përmbysin rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Të parët shënuan Leipzig me anë të sulmuesit danez, Yussuf Poulsen.

Më pas, në minutën e 86-të, Union Berlin gjetën golin e barazimit me anë të Sven Michel, por ata nuk ishin të kënaqur me kaç.

Tre minuta pas golit, Union Berlin arritën të shënojnë përsëri për të marrë epërsinë me anë të Kevin Behrens.

Bayer Leverkusen ishin dominant ndaj Greuther Furth, pasi arritën fitore bindëse me rezultat 1:4.

Golin e parë e shënuan Greuther Furth, por ky gëzim nuk zgjati shumë.

Leverkusen arritën të shënojnë dy gola të shpejtë në minutat 8 dhe 18-të më anë të Patrik Schick dhe Sardar Azmoun.

Më pas në pjesën e dytë, Leverkusen shënuan edhe dy gola të tjerë me anë të Paulinho-s dhe Exequiel Palacios.

Ndeshjet e tjera në Bundesliga përfunduan kështu:

FC Koln 3:1 Arminia Bielefeld

Freiburg 3:3 Borussia Monchengladbach

Kujtojmë se në ora 18:30 do fillojë derbi më i madh në Bundesligë mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore