Lajme

Ulutas takon Radev, vlerësohet lartë kontributi i Bullgarisë në KFOR


Rumen Radev dhe Ozkan Ulutas

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili të premten zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, këtë të shtunë, ka takuar komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Takimin në fjalë e ka njoftuar vetë Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.

Ulutas e Radev, siç thuhet në njoftimin në platformën sociale, X, kanë vlerësuar kontributin e patundur të Bullgarisë në Misionin e KFOR-it.

Ndryshe presidenti i Bullgarisë, të premte u prit me nderime të larta nga homologia e tij, Vjosa Osmani.

Radev më pas zhvilloi një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në konferencë për media me Osmanin, Radev, potencoi se arritja e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë është e një rëndësie kyçe për sigurinë e rajonit.

“Në këtë kontekst të ndërlikuar gjeopolitik, kur flasim për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk mund t’i lejojmë vetës që të lëmë Kosovën në plan të dytë, aq më tepër në fushën e sigurisë”, tha Radev.

“Arritje e marrëveshjes së tërësishme për neutralizimin e tensioneve midis Beogradit dhe Prishtinës është më rëndësi kyçe për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë, veçanërisht në kontekstin e ndërlikuar gjeopolitik që ndodhemi”, shtoi ai.

Bullgaria, theksoi presidenti Radev, “do të mbetet gjithmonë e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, sepse kjo siguri dhe stabilitet janë më rëndësi kyçe, jo vetëm të Ballkanit, por edhe të gjithë Bashkimit Evropian”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore