Kosova

Ulutas me komandantin grek diskutojnë për situatën e sigurisë e dialogun


Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutas dhe komandanti grek Athanasios Kontos.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, të premten është takuar me komandantin grek gjeneralmajor Athanasios Kontos në shtabin e KFOR-it, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë.

Përveç kësaj në komunikatë për media thuhet se Ulutas diskutoi me gjeneralmajorin Kontos edhe për dialogun.

“Ata shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë dhe mbi aktivitetet e KFOR-it dhe mbështetjen e përditshme për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

“Gjeneralmajor Ulutaş përshëndeti kontributet e gjata të Greqisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë për media.

Më 12 korrik, komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutas, kishte zhvilluar një takim me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Petrit Ajeti me të cilët kishte diskutuar për situatën e sigurisë.

“Ata gjithashtu ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta”, thuhej në njoftim.

Një takim i ngjashëm ishte mbajtur edhe në muajin janar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore