Kosova

Ulutas e Barbano diskutojnë për sigurinë në Kosovë e rajon


Ozkan Ulutas dhe Giovanni Pietro Barbano

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, të enjten, është takuar me shefin e Misionit të Bashkimi Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, në selinë e KFOR-it në Prishtinë, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

“Ata ndanë pikëpamje për trendet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e ndërsjellë, për përpjekjet e përditshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe për mbështetjen e qëndrueshme të KFOR-it ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Më tej, theksohet se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ndryshe, më 17 korrik, Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka zhvilluar një trajnim për kontrollimin e trazirave dhe heqjen e pengesave.

Tutje, potencohet se kjo stërvitje u realizua nga disa njësi e ekipe dhe u mbështet nga instruktorë nga Batalioni i Rezervës Taktike Hungareze (KTRBN).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore