Shqipëria

Ulet sërish norma e papunësisë në Shqipëri në tremujorin e parë


Norma e papunësisë në Shqipëri ra në 10.9 për qind në tremujorin e parë të vitit 2023, me 0.5 pikë përqindjeje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tha Enti Kombëtar i Statistikave.

Shkalla e punësimit mes moshave 15 deri në 64 vjeç u rrit në 67,1 për qind në periudhën në shqyrtim.

Kjo përkthehet në 4,4 pikë përqindjeje më shumë se periudha e një viti më parë, tha INSTAT në një raport tremujor të fuqisë punëtore të publikuar të premten.

Në periudhën janar-mars, shkalla e papunësisë tek meshkujt ishte 11.2 për qind, ndërsa tek femrat 11.6 për qind.

Gjatë tremujorit të parë, shkalla e papunësisë tek personat e moshës 15-29 vjeç u rrit në 22,5 për qind, me 1,8 pikë përqindjeje më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore