Lajme

Ukrainë: BE-ja nuk ndjek SHBA-të në tërheqjen e familjeve të diplomatëve


Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar menjëherë pas tërheqjes së familjeve të diplomatëve amerikanë në Ukrainë, duke garantuar se BE-ja “nuk po ndjek SHBA-të”.

“BE-ja nuk po ndjek Shtetet e Bashkuara në tërheqjen e familjeve të diplomatëve të saj nga Ukraina”, theksoi kryediplomati evropian.

Sipas Borrell, nuk ka nevojë të “dramatizohet” situata ndërsa vazhdojnë bisedimet me Rusinë.

Departamenti i Shtetit urdhëroi largimin e të gjithë anëtarëve të familjes së personelit që shërben pranë ambasadës amerikane në Kiev.

Njoftimi zyrtar i autoriteteve amerikane erdhi të dielën e 23 janarit, duke përmendur si shkak “kërcënimin e aksionit ushtarak rus”.

Departamenti i tha gjithashtu stafit jothelbësor se ata mund të largohen nga vendi.

Ky vendim nënvizon frikën në rritje në Washington për një pushtim të afërt ushtarak të Ukrainës nga Moska.

Kjo, ndërsa grumbullon dhjetëra mijëra trupa ruse rreth kufijve të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore