Komanda e lartë ushtarake e Ukrainës tha të hënën se forcat e saj ishin të angazhuara në beteja të rënda në pikat e nxehta të vijës së parë.
Kjo, pasi Ministria e Mbrojtjes tha se disa fshatra u çliruan nga pushtimi rus në fazën e hapjes së një kundërofensivë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.
Rreth 25 beteja u zhvilluan gjatë ditës së kaluar pranë qytetit lindor të Bakhmut-it, dhe më në jug pranë Avdiivka-s dhe Maryinka-s, të gjitha në rajonin e Donetsk.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, beteja u zhvilluan gjithashtu pranë Bilohorivka-s në rajonin e Luhansk-ut.
Zëvendës ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar postoi të hënën një foto që tregon ushtarët duke ngritur flamurin ukrainas në atë që ajo tha se ishte fshati Storozheve në Donetsk, dhe falënderoi Brigadën e 35-të të Marinsave për çlirimin e tij.
Të dielën, Ukraina tha se trupat e saj kishin bërë përparime në tre fshatra në Donetsk: Blahodatne, Neskuchne dhe Makarivka.
Storozheve ndodhet midis Blahodatne dhe Neskuchne.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët rusë.
Disa blogerë të shquar ushtarakë rusë treguan se ndërsa forcat ukrainase morën Blahodatne dhe Neskuchne, luftimet për Makarivka-n po vazhdonin.
Të dyja palët kanë thënë se forcat e tyre i kanë shkaktuar humbje të rënda të personelit dhe pajisjeve armikut të tyre gjatë javës së kaluar, ndërsa kundërofensiva e Ukrainës filloi të merrte formë.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Ukraina nuk kishte arritur të shkelte mbrojtjen ruse, ndërsa ministria e tij e mbrojtjes tha se kishte shkatërruar disa tanke luftarake Leopard dhe pajisje të tjera që Ukraina kishte marrë nga Perëndimi.
Ndërsa qëndroi kryesisht i heshtur gjatë javës së kaluar për kundërsulmin e saj, ushtria e Ukrainës ka raportuar suksese të përditshme në fushën e betejës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksionet e Boeing rriten pas marrëveshjes paraprake që mund të shmangë grevën
-
“Mallkimi” i Drake vijon, humbet 210 mijë dollarë me Sinner
-
“Unë jam policia, unë jam ushtria”: Sundimi i kolonëve të listës së zezë në Bregun Perëndimor
-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit