Lajme

Ukraina synon të blejë tanke gjermane direkt nga prodhuesi, thotë Bild


Ukraina synon të blejë automjete luftarake të këmbësorisë gjermane Marder direkt nga prodhuesi, Rheinmetall.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane “Bild”.

Sipas publikimit, kompania planifikon të dorëzojë 35 automjete të blinduara deri në fund të vitit.

Raportohet gjithashtu se Rheinmetall-i fillimisht ofroi 100 transportues të blinduar të personelit Marder, të cilat qëndrojnë në kantierin e kompanisë prej vitesh.

Meqenëse fillimisht duhet të riparohen, kompania ofroi një shkëmbim.

Bundeswehr-i (Forcat e Armatosura gjermane) do të dorëzonte menjëherë BMP-të e gatshme për përdorim në Ukrainë.

Më pas do t’i merrte ato të riparuara nga Rheinmetall.

Ministria gjermane e Mbrojtjes refuzoi, duke thënë se Bundeswehr-it i duheshin mjete të blinduara si në krahun lindor të NATO-s (141 Marder) ashtu edhe për stërvitje (rreth 100 Marder).

Megjithatë, sipas Bild-it, Ministria e Mbrojtjes nuk ka inspektuar për të vlerësuar gjendjen dhe nevojën për riparime dhe mirëmbajtje.

Ambasadori i Ukrainës Andriy Melnyk kritikoi sjelljen e departamentit.

“Nëse është e vërtetë që ministria nuk i ka inspektuar ende, është një skandal”, deklaroi diplomati.

Më herët, u raportua se kompania gjermane Krauss-Maffei Wegmann ofroi furnizimin e Ukrainës me 100 tanke Panzerhaubitze 2000.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore