
Ukraina ka pohuar se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi në një sulm të paprecedentë me raketa në selinë detare në gadishullin e aneksuar të Krimesë javën e kaluar.
Ajo shënoi një goditje të madhe për Moskën, e cila ka pësuar një sërë sulmesh në portin e rëndësishëm strategjik të Sevastopolit në muajt e fundit, raporton “AFP”.
“34 oficerë u vranë, përfshirë komandantin e flotës së Detit të Zi. 105 pushtues të tjerë u plagosën”, thanë forcat speciale të Ukrainës.
Të premten u panë shtëllunga tymi të zi që ngriheshin nga ndërtesa në qendër të Sevastopolit, qyteti më i madh në Krime, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
“Selia nuk mund të riparohet”, shtuan forcat speciale.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në ditën e sulmit se një ushtarak ishte zhdukur, pasi kishte raportuar fillimisht se një person ishte vrarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com