Ukraina gati për anijen e parë të grurit në marrëveshjen me Rusinë

SHFLETO
Rajmonda Basha
29.07.2022 23:55
Loading Icons...

Anija e parë e grurit nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë është gati dhe po pret sinjalin për t’u larguar nga porti, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai po fliste gjatë një vizite në portin e Chornomorsk, pasi shefi i ndihmës i OKB-së tha se anija mund të nisej që të premten, shkruan media britanike “BBC”, përcjell Albanian Post.

Një marrëveshje e udhëhequr nga OKB u nënshkrua një javë më parë për të rifilluar eksportet pas një bllokimi që çoi në rritje të çmimeve të ushqimit.

Megjithatë, Martin Griffiths tha se “detajet thelbësore” duhet ende të shqyrtoehen.

Një burim i tha mediave ruse se kjo mund të ndodhë, duke përjashtuar rrethanat e paparashikuara.

Me shpresat për një largim të afërt, Zelensky iu bashkua ambasadorëve nga vendet e industrializuara të G7 në bregun e Detit të Zi, duke qëndruar përballë anijes Polarnet të regjistruar në Turqi.

Ndërsa anija po ngarkohej me grurë, zyrtarët thanë se 17 anije të tjera ishin tashmë të ngarkuara me 600 mijë tonë ngarkesë.

Shefi i ndihmës i OKB-së bëri të qartë se eksportet mund të rifillonin në mënyrë të sigurt vetëm kur të finalizohej rruga përmes Detit të Zi.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina, korridori detar, kolona dhe inspektimi i ngarkesës po organizohen të gjitha nga një qendër e përbashkët koordinimi (JCC) në Turqi dhe përgatitjet përfundimtare thuhet se nuk ishin ende në vend.

Ndonëse e rëndësishme, anija e parë me grurë që do të largohet nga brigjet e Ukrainës do të jetë më shumë një testim i ujërave sesa një zhbllokim i një rruge kryesore furnizim.

Mbledhja e ambasadorëve të G7 dhe Kombeve të Bashkuara 25 milje në veri pasqyron vullnetin politik për të eksportuar sërish drithërat e Ukrainës.

Forcat detare ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të Detit të Zi, duke lënë rreth 20 milionë tonë drithë të depozituara në Ukrainë, në pritje për eksport. Një rrezik i shtuar për operacionin është se porti më i madh i Odesës është minuar nga ushtria e Ukrainës.

Pezullimi i eksporteve të drithërave, tashmë në muajin e gjashtë, ka çuar në mungesa ushqimore në të gjithë Afrikën.

Destinacioni i anijes së parë nuk ishte ende i qartë, por shefi i ndihmës i OKB-së tha se Somalia ishte një prioritet. Tetë zona të vendit janë në rrezik nga uria.

Zelensky tha se ishte e rëndësishme që Ukraina të garantonte sigurinë globale të ushqimit.

“Ndërsa dikush, duke bllokuar Detin e Zi, merr jetën e vendeve të tjera, ne po u japim atyre mundësinë për të mbijetuar”.

Edhe pse Rusia gjuajti raketa në portin e Odesa-s në fundjavë, ka optimizëm se marrëveshja, e vendosur për 120 ditë fillestare, mund të funksionojë.

Para pushtimit të Rusisë, të dy vendet përbënin një të tretën e eksporteve botërore të grurit dhe elbit. Rusia është gjithashtu e prirur të rifillojë eksportet e saj të grurit dhe plehrave.

Zyrtarët ukrainas thanë se portet e Detit të Zi të Chornomorsk dhe Odesa ishin gati për largimin e anijeve, ndërsa një e treta, Pivdennyi, do të përgatitej deri në fund të javës.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se të gjitha detajet e dërgesës së parë duheshin llogaritur dhe gjithçka “të kontrollohej edhe një herë, dy herë, tre herë”.